Rusi, kutia e zezë e avionit të rrëzuar e padeshifrueshme

Sipas autoriteteve të Rusisë, ka qenë e pamundur të rigjenden të dhënat nga kutia e dëmtuar e zezë e avionit të rrëzuar rus më 24 nëntor nga ana e Turqisë, që shkeli hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani për tani është e pamundur të lexohen të dhënat e kutisë së zezë”, bëri të ditur gjenerali rus, Sergei Bainetov.

Ai tha se 13 nga 16 mikroprocesorët regjistrues të fluturimit janë shkatërruar dhe tre të tjerët janë dëmtuan rëndë.

Bainetov shtoi se ekspertët do të përpiqen ta rregullojnë dhe se procesi do të marrë shumë kohë.

Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë mbeten të larta pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus muajin e kaluar, për shkak të shkeljes së hapësirën ajrore turke. Pas incidentit, Rusia vendosi një sërë sanksionesh të njëanshme kundër Ankarasë, duke përfshirë ndalimin e importeve ushqimore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button