Zyrtari i OKB-së: Ata që i refuzojnë refugjatët janë aleatët e DAESH-it

Ata të cilët i refuzojnë refugjatët sepse janë muslimanë,  janë aleatët më të mirë të DAESH-it dhe grupeve të tjera terroriste, ka deklaruar Antoinio Guterres, shefi për refugjatët i Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Guterresit në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasuan pas propozimit të kandidatit republikan për postin e presidentit amerikan, Donald Trump, të ndalojë të gjithë muslimanët të hyjnë në SHBA.

Duke pranuar mundësinë që terroristët mund të shfrytëzojnë lëvizjet e refugjatëve, Guterres tha se ata që largohen nga zonat e përfshirë nga lufta nuk mund të fajësohen për kërcënim pasi, siç thotë, ata rrezikojnë jetët e tyre për të ikur.

“Ata të cilët refuzojnë refugjatët sepse janë muslimanë, janë aleatët më të mirë në rekrutimin e propagandës së grupeve ekstremiste”, tha zyrtari i OKB-së.

“Ne nuk duhet të harrojmë se, pavarësisht retorikës që po e dëgjojmë këto ditë, refugjatët janë viktimat e para të terrorit të tillë, dhe jo burimi i saj,” tha Guterres.

Të shtunën, kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton gjithashtu theksoi se deklaratat e Trumpit u bënë “rekrutuesi më i mirë” i DAESH-it.

Lufta civile në Siri ka bërë që ky vendi të ketë numër më të madh refugjatësh në botë dhe persona të zhvendosur, duke pasur parasysh se 4.3 milionë sirianë janë refugjatë dhe së paku 7.6 milion janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat e OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button