Agim Ibraimi në ekipin e sezonit në Slloveni

Futbollisti shqiptar i Mariborit Agim Ibraimi, është zgjedhur në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë të sezonit vjeshtor të kampionatit më të mirë të Sllovenisë, që e kishte bërë portali “snportal”.

Tetovari Ibraimi, që është edhe reprezentuesi më i mirë i Maqedonisë, këtë sezon kishte një paraqitje të mrekullueshme me Mariborin, duke shënuar deri më tani 10 gola nga 21 paraqitje.

Futbollisti shqiptarë deri më tani ka munguar vetëm në një ndeshje, ndërsa skuadra e tij e ka përfunduar gjysmë sezonin në pozitën e dytë me 43 pikë, tri më pak se lideri i tabelës Olimpija Ljubjlana që është dhe konkurrent për të fituar titullin kampion dhe të ndalë dominimin e Mariborit. Agim Ibraimi për momentin po kalon pushimet dimërore në vendlindje. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button