Thaçi: Raporti i amerikanëve rikonfirmon se vendimi për demarkacionin, ligjor dhe kushtetues

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se mirëpret raportin e Departamentit Amerikanë të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues.

Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit ‘74 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button