Afganistan: Sulm patrullës, talebanët vrasin 6 ushtarë të NATO-s

Të paktën gjashtë ushtarë të misionit të NATO-s në Afganistan u vranë sot në afërsi të Kabulit, në një sulm të ndërmarrë nga ana e talebanëve kundër një patrulle të përbashkët të ushtrisë afgane dhe forcave të huaja, bëhet e ditur nga burime pranë autoriteteve lokale.

”Sulmi, i pretenduar nga rebelët, ka ndodhur pak metra larg bazës Bagram, në veri të Kabulit, ndërsa një kamikaz me motoçikltë hodhi veten në erë gjatë kalimit të patrullës”,- sqaroi Mohammad Asem, guvernator i provincës Parwan. Kombësia e viktimave ende nuk bëhet e ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button