Nuk to ketë kthim te vizave për Maqedoninë dhe Ballkanin

Asnjë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian deri tani nuk ka kërkuar vendosje të sërishme të vizave për Republikën e Maqedonisë apo ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimore.

Këtë sot në deklaratën për korrespodentin e MIA-s nga Brukseli e konfirmoi Mikele Çerkone, zëdhënës i  eurokomisares për Punë të Brendshme Sesilia Malstrom.

Pas më shumë se një muaji nga miratimi i mekanizimit “klauzola mbrojtëse” nga ana e Parlamentit Evropian, i cili i mundëson  Komisionit Evropian të ngrejë procedurë për vendosjen e serishme  të vizave për ndonjë nga vendet me të cilat Unioni ka regjim pa viza, zëdhënësi i komisares së angazhuar ta zbatojë këtë kërkesë të mundshme ndaj ndonjërës nga vendet anëtare, i hodhi poshtë shqetësimet për Maqedoninë.

“Deri tani nuk ka kërkesë për aktivizim të mundshëm të “klauzolës mbrojtëse” për pezullim eventual të regjimit pa viza për cilindo vend” thotë Çerkone. Ky është edhe një konfirmimin për ballafaqim të suksesshëm me  azilkërkuesit e rremë të Qeverisë së Maqedonisë, që para disa muajve e theksoi edhe Zyra Evropiane për statistikë (Evrostat),  e cila Maqedoninë nuk e vendosi në dhjetë vendet që kanë regjim pa viza me BE-në,  ndërsa prej ku kanë arritur më shumë kërkesa për azil në ndonjë nga vendet anëtare të Unionit.

Nën kanosje më të madhe për pezullim të mundshëm të regjimit pa viza nga BE-ja tani për tani janë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina,  prej ku ende vijnë një numër më i madh i azilkërkueseve të rremë në Gjermani, Luksemburg dhe Suedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button