VV: S’ka liberalizim për Kosovën, sepse ka korrupsion

Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konference për media ka thënë se liberalizimi i vizave ka mbetur peng i politikes që ka udhëhequr Qeveria e Kosovës që nga viti 2008.

Sipas nënkryetarit të Vetëvendosjes, Driton Çaushi Qeveria me përbërjen aktuale nuk do të arrijë të përfundojë ndonjëherë kriteret e caktuara nga BE për liberalizim, për shkak se ajo nuk do t’ia dal të përmbush një nga kriteret themelore që është luftimi i korrupsionit, raporton Koha.net.

“Këto kritere nuk mund t’i plotësojë Qeveria pasi i duhet të luftojë vetveten”, është shprehur Çaushi.

Megjithatë, ai ka fajësuar edhe BE-në për shkak se po zbaton standarde të dyfishta në raport me Kosovën, përderisa Serbinë po e ledhaton duke i krijuar favore drejt BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button