Jerusalem Post: Myslimanët shqiptarë rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrejtë

Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pritur këtë të hënë në mëngjes kryeministrin Edi Rama, i cili ka mbërritur në këtë shtet për një vizitë dy ditore, Jerusalem Post shkruan sot se gjatë Holokaustit, shqiptarët, të cilët i përkisnin në shumicë fesë myslimane, kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrejtë e ardhur nga Jerusalemi dhe nga vende të tjera.

Liderët nënshkruan një deklaratë miqësie dhe bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë. Netanyahu u shpreh se miqësia diplomatike 25 vjeçare mes vendit të shqiponjave dhe çifutëve është shumë më e hershme.

“Gjatë periudhës së Holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrejtë dhe nuk ua dorëzoi ata nazistëve. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë. Shqipëria ishte i vetmi vend që priti më së shumti hebrejt pas Luftës së Dytë Botërore”,- tha Netanyahu, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button