Gostivar, shtyhet afati për legalizimin e objekteve deri më 31 mars 2016

Kreu i Komunës së Gostivarit u ka bërë thirrje që deri më 31 mars të vitit të ardhshëm të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre. Kryetari i Komisionit parlamentar për transport dhe lidhje Rexhail Ismaili tha se afati i 31 marsit vlen edhe për personat të cilët deri në fund të këtij muaji duhej të dorëzonin edhe elaboratet gjeodezike, njofton Alsat M.

“Dy ndryshime ka pësuar propozim-ligji edhe atë e prolongojmë afatin pra ju japim mundësi gjithë atyre të cilët nuk kanë bë kërkesa e veçanërisht apeloj të bashkëqytetarët që janë me punë të përkohshme në vendet e ndryshme. Dhe ndryshimi i dytë është se gjithë ata që kanë bë kërkesë në të kaluarën dhe afati për dorëzim të elaborateve gjeodezike skadon më 31 dhjetor të këtij viti pra edhe për ato do vazhdoj afati”, deklaroi Rexhail Ismaili, Kryetar i komisionit për transport lidhje dhe ekologji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button