8 arsye pse duhet të bëheni vegjetarianë

Vegjetarianët njihen si njerëzit më të shëndetshëm dhe më paqësorë që e adhurojnë ushqimin. Zbuloni pse duhet të ndiqni rrugën e tyre.

vogëloni rrezikun e vrasësit numër 1 – sëmundjes së zemrës
Dietat vegjetariane përmbajnë shumë më pak yndyrë dhe kolesterol se shumica e dietave të bazuara në produktet e mishit. Vegjetarianët janë 24% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundja e zemrës.

Shmangni kancerin
Pasi që produktet e mishit përmbajnë kaq shumë yndyrë, ato rrisin prodhimin e hormoneve ne trupin tuaj, duke e rritur rrezikun e prodhimit të hormoneve që janë të lidhura me kancer, si kanceri i gjirit ose i prostatës, transmeton lajmi.net.

Dietat vegjetariane si dhe ato të pasura me fibër siç janë drithërat, bishtajoret, perimet dhe frutat ofrojnë një masë mbrojtjeje.

Humbni peshën e tepërt për të mos e fituar prapë
Mesatarisht, vegjetarianët janë më të dobët se mish ngrënësit. Shkalla e obezitetit në përgjithësi është shumë e lartë, ndërsa tek vegjetarianët ajo shkon prej 0%-6%. Sigurisht, nëse ajo ndiqet me ushtrime të përditshme do të krijohej formula perfekte për humbje peshe në mënyrë të shëndetshme.

Jetoni më gjatë, ngadalësoni procesin e plakjes
Një studim 12-vjeçar i Oxford-it ka zbulua se vegjetarianët jetojnë mesatarisht 6 vite më shumë se mish ngrënësit. Kjo për shkak se ushqimet e pasura me fibër, antioksidantë, vitamin dhe minerale, e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e ngadalësojnë procesin e plakjes.
Shmangni helmimin nga ushqimet toksike
Produktet e mishit janë të mbushura me helme të rrezikshme dhe ndotës siç janë hormonet, pesticidet, herbicidet dhe antibiotikët. Pasi që këto helme shkrihen në yndyrë, ato koncentrohen tek mishi i kafshëve, dhe ne i konsumojmë ato.

Zvogëlono ngrohjen globale
Shtetet e Bashkuara kanë thënë në raportin e vitit 2006 se bagëtitë gjenerojnë më shumë gazra që shkaktojnë efektin serë se të gjitha makinat e botës. Prandaj, hapi më i rëndësishëm që mund të marrim ne si individë për të zvogëluar nxehjen globale është të fillojmë dietën vegjetariane.

Njerëzit janë të dizejnuar vegjetarianë
Dhëmbët tanë të drejtë janë të përsosur për të bluar drithëra dhe perime, jo për të ndarë mishin e kafshëve.

Ngjashëm, duart tona janë të dizejnuara për mbledhje, jo për të ndarë mishëra. Pështyma jonë përmban enzimin alpha-amalyse, qëllimi i vetëm i të cilit është të tretë karbohidratet komplekse qe gjinden në ushqime bimore.

Pra, ne i kemi të gjitha aparatet e duhura për të konsumuar produkte vegjetariane, dhe asnjë nga aparatet për ushqime mishi.

Shijoni botën diverse, të shijshme dhe plot ngjyra të kuzhinës vegjetariane
Ushqimet vegjetariane mund të jenë të shijshme, të shpejta dhe të lehta. Ekzistojnë plot libra me receta që do ju mundësojnë juve të eksploroni këtë botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button