Sonte është nata më e gjatë e vitit, prej nesër fillon dimri

Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon nesër në orën 05 e 47 minuta e 9 sekonda.  Gjithashtu për banorët e hemisferës jugore fillon vera.

Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup nesër do të lindë në orën 06 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 09 orë e 07 minuta.

Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë kryesisht mot me diell dhe më të ngrohtë me temperaturë deri në 17 gradë Celsius.

Dimri do të zgjatë 88 ditë dhe do të përfundojë më 20 mars të vitit 2016 në orën 05 e 31 minuta kur të fillojë pranvera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button