UNITETI: Universiteti “Nënë Tereza” i kompensuar me Burmali Xhaminë në vitin 2011

Partia UNITETI, propozim-ligjin për hapjen e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup e konsideron si një pazar parazgjedhor politik të partnerëve qeverisës BDI dhe VMRO, njofton Portalb.

Sipas UNITETIT, me këtë, VMRO po hap edhe një universitet tregjuhësh (maqedonisht, shqip dhe anglisht) nën siglën e “shkupjanes” së përvetësuar, ndërsa BDI duke u ballafaquar me gjendje mizore të arsimit shqip në përgjithësi dhe në veçanti të cilësisë dhe kushteve të punës së USHT-së, si dhe mllefin e shqiptarëve që po kulmon ndaj paaftësisë së klikës së saj të korruptuar, po mundohet atyre t’u “shet mjegull”.

“UNITETI shprehet qartë për hapje të sa më shumë tempujve arsimor, posaçërisht atyre në gjuhën shqipe, por, përkujton se Universiteti Shtetëror i Tetovës nuk është eksperiment i askujt për t’u trajtuar si bonjak, por është vlerë kombëtare e ngritur mbi gjak dhe mund. Parimore duhet të jetë cilësia e procesit akademik dhe kushtet në të cilat zhvillohet procesi, dhe vetëm pastaj mund të hapen universitete tjera. Një ministër shqiptar i arsimit që lejon mësim pa libra dhe me libra me gabime antishqiptare, që s’mund të ndryshojë dy emra shkolle, që nuk mund të rrisë kushtet e punës së USHT-së, ndërkohë hap “vende të reja pune” për bashkëpartiakët e tij te “Majka Tereza” (e kompensuar me Burmali Xhaminë në 2011), duhet të jetë sa më larg Ministrisë së Arsimit”, thuhet në reagimin e partisë UNITETI. /Portalb

Lexo: Qeveria miraton propozim/ligjin për themelimin e Universitetit Shtetëror në Shkup

Lexo: Xhamia historike e Maqedonisë që nuk  rindërtohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button