MPB: Arrestohen tre persona pas bastisjes në një aksion për shkatërrim të tregtisë me drogë

­ Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë arrestuar tre perosna nga Shkupi pas bastisjes së kryer që është bërë pardje në shtëpitë e tyre, në kuadër të aktiviteteve për shkatërrim të tregtisë së palejuar me drogë, njofton MIA.

Siç thuhet në kumtesën e mbrëmshme nga MPB-­ja, pas rasteve të realizuara paraprake të tregtisë të palejuar me drogë gjatë muajit, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz (SSHKOS) pranë MPB­-së duke vazhduar me aktivitetet lidhur me informatat për shkatërrim të dilerizmit rrugor të drogës, ndërsa me urdhër të marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, pardje kreu bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera të personave Z.B.(41) dhe I.B.(31) nga Shkupi për shkak të bazës për dyshime për vepër të kryer penale ne nenin 215 nga Kodi Penal i RM­së, por edhe për shkak të shpalljes së urdhër­arrestit qendror për Z.B. me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 nga 5 marsi i vitit 2015, për vepër të kryer penale sipas nenit 258 paragrafi 1 nga Kodi Penal i RM­së.

Gjatë bastisjes, thuhet në kumtesë, krahas një paketimi të vogël me materie bari dhe rreth dy kilogramë materie pluhuri, janë zbuluar dhe konfiskuar: 78 jelekë antiplumb, disa prerës për letra, disa shtypës për letër, aparat për përpunim të plastikës, numër më i madh i fletëve të plastikës, ngjitës, fletë me emblema, fotokopje nga dokumente udhëtimi të disa perosnave të panjohur, letërnjoftim i huaj, patentë shoferi nga shtet i huaj, një numër i madh i fotografive nga persona të panjohur, një numër të madh të fotokopjeve nga dokoumente personale të personave të panjohur, pajisje kompjuterike, korrespodencë nga postë elektornike, dokumente me tekste në gjuhë të huaj nga banka, printerë dhe të tjera.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, njofton MPB, në mënyrë plotësuese është kryer bastisje edhe në shtëpinë e personit S.A.(48) nga Shkupi. Gjatë bastisjes krahas pajisjes kompjuterike janë gjetur dhe konfiskuar printerë, letër në format të ndryshme, kompozim ngjyrë, fletë etij. Pas bastisjeve të realizuara tre personat janë arrestuar. Nga ekspertizat krim teknike të kryera deri më tani u konfirmua se paketimi i gjetur në letër paraqet drogë narkotike marihuanë me masë të përgjithshme 0,38 gramë, ndërsa materia e gjetur pluhur me masë të përgjithshme prej 2.354 gramë, paraqet përbërje nga kofeina dhe paracetamoli, medikamente të cilat në tregun ilegal përdoren si shtesë në heroinë, me qëllim të rritjes së masës, për çka kundër personit I.B. në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është parashtruar kallëzim penal për vepër penale sipas nenit 215 nga Kodi penal i RM­së. Gjithashtu nga ekspertiza e deritanishme është konfirmuar se letërnjoftimi dhe patenta e shoferit nga shteti i huaj janë të falsifikuara.

Për shkak të numrit të madh të sendeve të gjetura dhe të konfiskuara, për të cilët ekzistojnë dyshime se burojnë ose me to janë kryer edhe një numër i madh i veprave penale, SSHKOS në koordinim me PTHP Shkup, vazhdon hetimin, në drejtim të ekspertizës krim­teknike të lëndëve, përpunim dhe analizë së të dhënave, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button