Në Kuvend, sot do të debatohet për interpelancën e Todorovit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të fillojë seancën e 80-­të ku në rend dite është interpelanca për punën e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, e paraqitur nga grupi i deputetëve të LSDM­-së.

Opozita kërkon shkarkimin e ministrit Todorov, për shkak të, siç thuhet në kërkesën për interpelancë, problemeve sistematike dhe kaosit në shëndetësi që rezulton me pasoja tragjike për qytetarët dhe pacientët. Todorov, sipas tyre duhet të mbajë përgjegjësi për menaxhimin e papërshtatshëm dhe joprofesional me sistemin shëndetësor, me resurset, mungesën e strategjisë së zhvillimit.

Në përgjigje të interpelancës, të publikuara në faqen e internetit të Kuvendit, ministri Todorov thekson se në spitalet e Maqedonisë në vijim është cikli i investimeve në vlerë prej 150 milionë eurosh dhe se deri më tani janë realizuar projekte në disa spitale dhe klinika në vend. Bëhet fjalë edhe për kërcënime të specialiteteve në qendrat mjekësore jashtë Shkupit, ndërsa pajisjet e reja mjekësore janë blerë dhe janë instaluar në pothuajse të gjitha institucionet shëndetësore në vend, të tilla si klinika universitare, spitale të përgjithshme, dhe qendrat shëndetësore.

Gjithsej deri më tani, siç thekson Todorov janë investuar mbi 100 milionë euro për blerjen e pajisjeve të reja bashkëkohore mjekësore. Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozimi i ligjit për të punësuarit në shërbimin e prokurorisë publike të Prokurorit Publik për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, me procedurë të shkurtuar, plotësimi i Ligjit për Energji, të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të Ligjit për Regjistrimin e pagesave kesh, të gjitha në lexim të parë, të parashtruara nga grupi i deputetëve të LSDM-­së dhe opozitës.

Deputetët duhet të sqarohen edhe për plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, të Ligji mbi veprimtaritë inovative, të Ligjit për kujdesin shëndetësor, të gjitha në lexim të parë, për ndryshimin dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, ndryshimet e Ligjit për tokë ndërtimore, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për medikamente dhe pajisje mjekësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e VMRO-­DPMNE­së dhe koalicionit. Midis 40 pikave të seancës së 80­-të janë edhe ligjet për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për pagat e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button