Dukshmëri e zvogëluar afër akseve rrugore Katllanovë­Veles dhe Negotinë­ Demir Kapi

­ Paraqitje të mjegull me dukshmëri prej 150 deri në 200 metra ka në akset rrugore Katllanovë ­ Veles dhe Negotinë ­ Demir Kapi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata në viset më të ulëta dhe vende­vende nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet ku nuk bie dielli. LAMM për nesër në periudhën nga ora 12:30 deri në orën 14:30 paralajmëron ndërprerje 15­ minutëshe të komunikacionit në aksin Kërçovë ­ Ohër, në shtrirjen Presekë ­ fshati Vërbjan, ku do të realizohen punime në rrugë ne minim.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Gostivar­Mavrovë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Dellçevë, Vinicë­Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button