Rasti i Brodecit: 8 vjet më pas, familjarët i drejtohen prokurorisë speciale!

Familjarët e të dënuarëve të rastit të Brodecit kërkojnë drejtësi, pasi që siç thonë ata djemtë dhe burrat e tyre janë të pafajshëm, njofton TV21.

Një pjesë e të dënuarëve për rastin e Brodecit edhe dy vite kanë për të vuajtur burgun. Por familjarët kërkojnë që ky rast të zbardhet në tërësi dhe të thuhet e vërteta.

Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button