Jemen, përleshje mes militantëve Husi dhe forcave të sigurisë

Në përleshjet ndërmjet militantëve të Lëvizjes Shiite Ensarullah (Husi) dhe Forcave të Rezistencës Popullore të cilët janë përkrahës të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi, në qarkun Cevf të Jemenit, jetën e kanë humbur 24 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të Forcave të Rezistencës Popullore, në përleshjet në qytetin qendror el-Hazam të qarkut Cevf në veri të Jemenit, mbetën të vrarë 20 militantë dhe 4 milicë të Forcave të Rezistencës Popullore.

Njoftohet se Forcat e Rezistencës Popullore, të cilët dje kanë marrë nën kontroll qytetin Hazm, sot kanë ndërmarrë masat për garantimin e sigurisë në qytet dhe për të bërë rregullimet e nevojshme.

Me kërkesën e presidentit të Jemenit Hadi, Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, për shkak të takimeve mes paleve të nisura më 15 dhjetor në Gjenevë, shpallën armëpushim 7 ditësh.

Negociatat të udhëhequra nga OKB-ja për t’i dhënë fund luftës civile mes forcave qeveritare dhe Husive në Jemen, pas 6 muaj pushimi të martën e kaluar rifilluan në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button