Obama: Ngjarja më e rëndësishme në vitin 2015 është populli amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama shpalli listën e dhjetë ngjarjeve më të rëndësishme në vitin 2015 për të dhe SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama në televizion iu drejtua qytetarëve të SHBA-ve në fjalimin e tij të fundit të rregullt javor në vitin 2015.

“Jemi në periudhën më të bukur të vitit”, tha Obama, duke iu referuar festave të Krishtlindjeve, dhe lexoi dhjetë ngjarjet më të rëndësishme në vitin 2015, të cilat, siç tha ai, qytetarëve të SHBA-ve në vitin e ardhshëm do t’ua bëjë optimiste.

Në pozitën e dhjetë Obama e ka vënë ekonominë, duke thënë se në 12 muajt e fundit, punë kanë gjetur 2.5 milion njerëz, ndërsa shkalla e papunësisë ishte pesë përqind, gjegjësisht më e ulët në tetë vitet e fundit.

Në vendin e nëntë është shëndetësia, dhe arsyeja është se për herë të parë më pak se 10 përqind e qytetarëve amerikanë janë pa sigurim shëndetësorë.

Në listën e Obamas, vendin e tetë e zuri marrëveshja për ndryshimet klimatike në Paris, e shtata, normalizimi i marrëdhënieve me Kubën, dhe vendin e gjashtë, marrëveshja për programin bërthamor të Iranit.

Sipas Obamas, ngjarja e pestë më e rëndësishme në vitin 2015 ishte “qëndrimi i fortë në luftën kundër terrorizmit”.

“DAESH-i në Siri dhe Irak është duke humbur territore. Ne nuk do të ndalemi derisa të shkatërrojmë tërësisht organizatën terroriste”, tha Obama.

Në pozitën e katërt është marrëveshja e partneritetit të Trans-pacifikut me vendet e Azisë dhe Paqësorit, derisa pozita e tretë i ka takuar miratimit të buxhetit në Kongres, dhe miratimin e ligjit për arsimin.

Kur është fjala për pozicion tjetër, Obama tha se “ka fituar dashuria”.

“Kush do prej jush keni të drejtë të martoheni me personin tuaj të dashur në SHBA. Kjo liri zbatohet në të gjitha 50 shtetet”, tha Obama, duke patur parasysh se që nga qershori i vitit 2015, martesa e të njëjtës gjini është e ligjshme në të gjitha 50 shtetet e SHBA-ve.

Më e rëndësishme në vitin 2015 për Obaman është populli amerikan, sepse, siç tha ai, të gjitha pikat e listuara që ka numëruar i ka mundësuar askush tjetër përpos popullit amerikan.

“Nëse jemi unik për ne asgjë nuk do të jetë e pamundur”, përfundoi Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button