Çollaku: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Ministri për Integrimin Evropian i Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku tha se Kosova ka zbatuar edhe tetë kriteret e mbetura, të cilat janë shënuar si të paplotësuara dje në raportin e fundit të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por se raporti i fundit nga Kosova në Bruksel u dërgua në shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në konferencën për mediat theksoi se raporti për Kosovën konsiderohet si pozitiv, pavarësisht asaj që është thënë se plotësisht janë përmbushur 87 nga 95 kriteret e kërkuara dhe tetë kriteret e mbetura janë plotësuar pjesërisht.

“Në lidhje me këto tetë kritere të cilat në raport janë shënuar si pjesërisht të realizuara, më lejoni të theksoj se kjo nuk përfshin punën që kemi bërë nga shtatori në dhjetor, por flasim deri më tani. Për këtë arsye, 8 prej këtyre kritereve nuk të janë përmbushur në mënyrë të plotë”, tha ministri Çollaku.

Sipas tij, kjo nuk është asnjë defekt, sepse dje Komisioneri Avramopulos dhe presidenti i Komisionit Evropian, Juncker deklaruan se raporti ishte pozitiv për Kosovën dhe se në fillim të vitit të ardhshëm, pritet vendim i ri pozitiv.

Ministri Çollaku tha se Kosova nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë dhe se ajo kishte më shumë kritere se sa vendet e tjera, por se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë për të përmbushur këto 8 kritere në mënyrë që të jenë në gjendje të dëshmojnë se janë përmbushur plotësisht të gjitha kriteret.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri kosovar Çollaku paraqiti një dëshmi konkrete se kriteret e kontestuara veç më janë plotësuar. Ndër të tjera, ai theksoi se mekanizmi për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tashmë realizohet dhe ka rritur tashmë numrin e gjyqtarëve në departamentet për krime të rënda.

Ai gjithashtu tha se në nëntor u nënshkrua një marrëveshje mes Agjencisë për zbatimin e ligjit në fushën e teknologjisë së informacionit në mënyrë që të jetë në gjendje për të shkëmbyer informacione dhe për të kryer një analizë të të dhënave.

Ai rikujtoi se Komisioneri Avramopulos njoftoi se do të vizitojë Kosovën në fillim të vitit 2016 me qëllim që të bindet personalisht se çfarë është bërë në ndërkohë. Ai nuk ka mundur të flasë për data, por shprehu besimin se vlerësimi i tij do të jetë pozitiv dhe se ai do ti rekomandojë Komisionerit heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button