Izairi mbështetë protestat, premton zgjidhje të problemit

Pas protestës masive të qytetarëve të Tetovës dhe ultimatumit për vendosjen e filtrave në Jugohrom, ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi tha për Alsat M se i mbështet përpjekjet e qytetarëve dhe OJQ-ve. Izairi madje premtoi se brenda dy ditëve Qeveria do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje.

“Ashtu si çdo herë që i kam përkrah do vazhdoj ti përkrahi krejt përpjekjet e qytetarëve dhe organizatave jo-qeveritare në qëllimet e tyre të mira. I përkrahi dhe i përshëndes sepse i llogaris si një përkrahje edhe për punën time që bëj për angazhimin tim rreth zgjidhjes së problemit të ndotjes. Dje në komisionin ka kaluar informata për Jugokromin dhe pritet shpejtë në mbledhje të qeverisë të debatohet për këtë çështje dhe do ndodh brenda dy tre ditëve. Unë pres që të merret vendim i qëndrueshëm sepse ai deri tani nuk ka vepruar sipas asaj që i ka dhënë qeveria, praktikisht për gjatë muajt e parë nuk ka ndërmarr asgjë”, tha Nurhan Izairi, ministër i Ekologjisë.

Pas protestave masive të qytetarëve të Tetovës, BDI ka thirrur për të hënë mbledhjen e kryesisë së partisë për të diskutuar mbi ultimatumin e OJQ-ve që deri më 25 dhjetor të mbyllet ndotësi më i madh në Pollog, Jugohromi.

Lexo: Protesta para Komunës së Tetovës: Merret në pyetje një 13 vjeçar, arrestohet një 33 vjeçar

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button