21 Dhjetor protesta e ardhshme e PD-së, vetëm nga të rinjtë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të protestojë ditën e hënë në orën 10:00 përpara Parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca e fundit plenare për këtë vit, kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryetari i FRPD Belind Këlliçi ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen protestës së të hënës.

“Të hënën ne duhet të jemi së bashku sepse ne të gjithë po vuajmë, thirrja për çdo të ri vjen nga padrejtësia e thellë ku gjysma e shqiptarëve janë goditur për bukën e gojës. Në kurrizin tonë, Rama mbylli pazarin e turpshëm me CEZ për 600 milionë Euro. Këtë të hënën në ora 10:00 të gjithë bashkë përpara Parlamentit për t’i treguar këtij Kryeministri se nuk mund të tallet më me fatin tonë”, deklaroi Këlliçi para mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button