Drogba në stafin e trajnëve te Chelsea

Didier Drogba me kërkesë të Roman Abramovichit, do të rikthehet te Chelsea si pjesë e stafit të trajnerëve.
Gazeta afrikane “Jeune Afrique”, raporton se pronari i “Bluve” të Londrës e ka ftuar sulmuesin e Bregut të Fildishtë vetëm pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Drogba është pjesë e ekipit kanadez Montreal Impacot, por mund t’i jap fund karrierës si futbollist për të pranuar pozitën e re te Chelsea.

“Ai është i lumtur që do të rikthehet te Chelsea. Është klubi i tij i zemrës”, ka thënë një burim për gazetën afrikane. Guus Hiddink pritet të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të këtij edicioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button