Gostivar, 70 mësimdhënës marrin vendime pune

Me një ceremoni solemne, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ndau sot 70 vendime të përhershme pune për punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme publike të qytetit.

Bejta potencoi me këtë rast se arsimimi i gjeneratave të reja është vendimtar, sepse arteria kryesore e një shoqërie për të ecur përpara janë gjeneratat e reja që duhet të edukohen në mënyrën e duhur.

Mësimdhënësit që u pajisen me vendime pune shprehën mirënjohje për kryetarin, Nevzat Bejta, për mbështetjen e dhënë dhe po ashtu vunë në dukje edhe investimet e kryera nëpër shkolla, që kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button