KE: Plotësoni 8 kushtet që të propozojmë heqjen e vizave në fillim të vitit 2016

Komisioneri për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopulos, ka publikuar raportin për viza për Kosovën. Ai tregoi se Komisioni Europian ka miratuar raportin e tretë dhe të fundit për Kosovën mbi kriteret e përmbushura për liberalizim. Sipas KE’së, Kosova duhet të finalizojë edhe përmbushjen e tetë fushave të mbetura në mënyrë që në fillim të vitit të ardhshëm KE të mund të propozojë që qytetaret e saj të udhëtojnë pa viza në BE.

“Sa më shpejtë që Kosova të përmbush këto kritere, Kosovës do ti hiqen vizat”, tha Avramopulos në konferencën për media.

“Më lejoni të theksoj që jam i kënaqur që prej vitit 2014 Kosova ka punuar t’i përmbush kriteret, dhe jam i bindur që Kosova do t’i përmbush të gjitha kriteret dhe që Komisioni të aprovojë që të hiqen vizat në fillim të 2016’ës”, shtoi tutje Komisioneri.

“Unë do të udhëtojë në Kosovë në fillim të vitit 2016, që 8 fushat e mbetura të finalizohen”, tha Dimitris Avramopulos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button