Agon Amiga flet për rrahjen me Capital T

Ka reaguar reperi në lidhje për rrahjen me Capital T.

U raportua se Agon Amiga dhe Capital T janë rrahur me njëri-tjetrin në një qendër të fitnesit në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Por, në një prononcim për Telegrafin, Agon Amiga ka thënë shkurt se asgjë nuk është e vërtetë dhe se kjo është një gënjeshtër.

“Nuk jam rrahur me Capital T. Kjo është një gënjeshtër”, ka thënë shkurt reperi kosovar, Agon Amiga.

Ndryshe, Agon Amiga është duke punuar për projekte të reja, të cilat pritet t’i publikojë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button