Ivanov në Pekin – Investoni në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në kuadër të ditës së parë të vizitës në Pekin kishte takime me udhëheqësitë e tre kompanive kineze, të interesuara për bashkëpunim ekonomik me Maqedoninë.

Bëhet fjalë për China State Constraction Engineering, kompania më e madhe dërtimore në Kinë, e pesta sipas madhësisë në shtet, ndërsa e dhjeta në botë, Sinohydro orporation LTD, e cila do t’i ndërtojë autostradat Shkup-Shtip dhe Kërçovë-Ohër dhe kompani a e naftës Sesai Jiliajija Petro Chemical Equipment.

Pjesa politike, gjegjësisht takimi me nikoqirin e tij, presidentin kinez Xhinping Si, shtë caktuar për nesër.

Udhëheqësia e kompanisë shtetërore për ndërtim, e cila është përfshirë në projektin për të investuar 10 miliardë dollarë për rrugët në vendet nga Iniciativa qendrore evropiane, e informoi presidentin Ivanov për interesin e ri për investim edhe në Republikën e Maqedonisë.

Për këtë qëllim, ekipi special i kompanisë veç më është në shtetin tonë dhe i shqyrton mundësitë për projekte infrastrukturore.

Ivanov shfaqi kënaqësi nga interesi dhe me këtë rast i informoi për mundësitë që i ofrojnë zonat e lira ekonomike dhe përpjekjet që i bën Qeveria për një ambient më të mirë[ investues. 
U bë fjalë edhe për projektin e magjistrales Adriatike-Jon dhe lidhjes së saj me Korridorin 8 dhe 10.

Në deklaratën për gazetarët e Maqedonisë, tha se edhe pse tregu është i vogël, megjithatë Maqedonia gjendet në pozitën më të mirë në lidhje të vendosjes nga Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button