Nga e diela ndalesë për emitimin e reklamave të paguara politike

Nga e diela në mesnatë hyn në fuqi ndalesa për emitimin e reklamave të paguara politik në televizione, në mediet e shtypit dhe ato elektronike, kumtoi Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, njofton TV21.

“Ndalesa është rregulluar me nenin 82 paragrafi 1 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.196/15) dhe vlen deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në vitin 2016″, theksohet në kumtesën e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button