110 mijë kosovarë ikën, 16 mijë u kthyen

Afro 110 mijë kosovarë kanë ikur nga vendi në 2014-në dhe gjatë këtij viti. Megjithatë fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i 2015-së ka shënuar fluksin më të madhë të largimit të qytetarëve nga Kosova.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga departamenti për shtetësi, azil dhe migrim kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se 16 mijë prej tyre janë rikthyer në Kosovë.

Por pavaresisht kthimit sipas Sefedin Kuçit, MPB nuk ka përgjegjësi ndaj tyre.
Këto të dhëna u bën të ditura në ditën Ndërkombëtare të Migracionit

Ndërkohë, Kosova ndonëse në numër shumë të vogël ka edhe azilkërkues.

Sipas Kuçit këtë vit azil në Kosovë kanë kërkuar 70 persona kryesisht nga Siria e Iraku të cilët janë vendosur në një strehimore në Magure të Lipjanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button