Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko me “Adi Hasret” në finale (Video)

Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko kanë prekur filanen e madhe të festivalit të tretë me radhe ndërkombëtarë “Türkvizyon Song Contest 2015”, të cilët në këtë festival e kanë prezantuar Shqipërinë në duet me këngën e titulluar “Adi Hasret”.

Duke marrë parasysh se festivali ka një konkurrencë të madhe, dueti shqiptarë Visar Rexhepi – Xhoana Bejko u kualifikuan në finale në mesin e 42 shteteve, e ku në finalen e madhe do të kërkojnë vetëm 21 shtete.

“Vlerësoj shumë këtë festivl, definitivisht kemi takuar një organizim të madh dhe një konkurrencë vërtet serioze me knëgë shumë të mira. Nata gjysmëfinale ishte shumë sfiduese, pasi që konkurrenca ishte vërtet e fortë, por ja që kënga ynë u pëlqye shumë dhe tani do të kërkojmë edhe suksesin tjetër”, ka thënë shkurt menjëherë pas festivalit këngëtari Visar Rexhepi.

Se vërtet kënga e duetit shqiptarë është pëlqyer shumë, flet fakti se në kanalin zyrtarë në “youtube” të televizionit TBM që edhe e bën transmetimin e drejtpërdrejt, kishte shumë komentet që e favorizonin këngën “Adi Hasret”.

Komentet në youtube

Sipas informacioneve të para mësojmë se në finale janë kualifikuar edhe Kosova, Maqedonia, Gjermania, Bosnjë e Hercegovina, që shtonë konkurrencën nga shtetet ballkanike.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 dhjetor, ndërsa do të ketë dhe televotim, e më pas edhe juria profesionale do të jep vlerësimet pas interpretimit të këngëve finaliste.

Sipas informacioneve të fundit, mësojmë se në këtë festival, që synon të jetë një nga më të mirët në rajon, do të merr pjesë edhe kryetari i Turqisë, Taip Erdogan.

Shpresojmë që dueti Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko në finale të arrijnë në mesin e këngëve më të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button