Shfaqen fotografitë reale të HTC One X9

Pas zbulimit të One A9, smartfoni i ri i HTC-së do të jetë One X9, për të cilin së fundmi është përfolur shumë.

Deri më tani kemi parë disa fotografi imagjinare të këtij modeli, ndërsa tani janë publikuar fotografitë reale, duke treguar kështu se si duket në të vërtetë ky smartfon.

Ky set i ri fotografish i HTC One X9 është bërë në Kinë, transmeton Koha.net. Fotografitë, në një farë mënyrë konfirmojnë edhe njëherë dizajnin e One X9, i cili vjen me altoparlantët në pjesën e përparme, tastet komanduese të Androidit, si dhe me kornizën prej metali.

Ndërkaq në anën e djathtë, siç mund të shihet në foto, gjendet porti për SIM kartelën, butonat për kyçje/ç’kyçje dhe butonat për rritjen/uljen e volumit. Në pjesën e sipërme gjendet porti 3.5 milimetra për kufjet, ndërsa në pjesën e poshtme gjendet lidhësi për USB dhe për karrikim me bateri.

Sa i përket specifikave, HTC One X9 pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesorin 2.2 GHz Octa-Core CPU MediaTek MT6795 SoC, 2 ose 3 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3000 mAh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button