Konkurs për vende pune në zyrën e kryeministrit, përkthyes dhe informaticient

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur konkurs për angazhim të personave në zyrën e kryeministrit për dy vende pune si ekspert informatike dhe përkthyes.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 8 nëntor të këtij viti.

‘Kabineti i kryeministrit ka nevojë për një person që ka mbaruar fakultetin e informatikës, elektroteknikës apo telekomunikimeve. Kandidati duhet të ketë përvojë pune së paku tre vite në këtë lëmi dhe të njohë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze’ thonë nga kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë.

‘Gjithashtu kabinati i kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë ka nevojë për një përkthyes i cili ka mbaruar fakultetin filologjik, stduime në gjuhën angleze. Kandidatët potencial, të kenë së paku tre vite përvojë pune si përkthyes nga anglishtja në maqedonisht dhe anasjelltas’ njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Kandidatët e interesuar është e nevojshme të parashtrojnë letër motivuese, biografi personale (CV) si dhe vërtetim për njohje të mirë të gjuhëve të huaja.

Dokumentacionet duhet të dërgohen në Qeverinë e Maqedonisë, Bulevardi Ilinden, numër 2, me mbishkirmin ‘Zyra e kryeministrit’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button