Manipulim me numrat për minimizim të qëndrimit

[Recension: VIDЕО: Protestë masovike e Plenumit studentor – 12 persona e bllokuan Rektoratin e UKdheM]

Teksti është manipulues me intencë që të zhvlerësohet rëndësia e “Plenumit studentor”, duke e potencuar numrin prej 12 studentësh, të cilët e bllokuan punën e Rektoratit të UKdheM. Këta studentë nuk veprojnë në mënyrë të pavarur dhe janë zëri i gjithë organizatës. Qëllimi është që të zvogëlohet rëndësia e protestës dhe e qëndrimeve që i përfaqëson ky grup i studentëve.

studentski plenumLinku deri te artikulli origjinal:  VIDЕО: Protestë masovike e Plenumit studentor – 12 persona e bllokuan Rektoratin e UKdheM

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015

Data e recensionit: 16.12.2015

Recensues: Silvana Zhezhova

“Plenumit studentor” pa bazë i përshkruhet përkatësia një partie politike dhe organizate, pa fakte konkrete për këtë. Që të minimizohet rëndësia e tij, në mënyrë manipulative, bëhet krahasim edhe me numrin prej 40.000 studentëve. Mirëpo, ky numër ka të bëjë numrin e përgjithshëm të studentëve, mirëpo jo edhe të organizatës të cilës i takojnë studentët që protestuan.

“Nëse merret parasysh se ka mbi 40.000 studentë, numri prej 12 vetësh, të cilët sot në mëngjes u paraqitën para rektoratit vetëvetiu flet për porosinë të cilën komuniteti studentor dëshiron t’ia dërgojë këtij grupi, i cili në publik njihet si i afërt me LSDM-në dhe edhe një organizatë tjetër e Sorosit.”

Për legjitimitetin e “Plenumit studentor” dëshmon fakti se përfaqësuesit e saj u ulën në tavolinën e bisedimeve me përfaqësuesit e Qeverisë, Ministrisë për arsim dhe të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, me të cilët negociuan për ndryshime në Ligjin për arsim të lartë. Ata arritën që të merren vesh që të mos futet provimi shtetëror dhe të sillet ligj i ri.

“Plenumi studentor” organizoi edhe tri protesta të mëdha masovike, ku ata e shprehën revoltin e tyre kundër provimit shtetëror, mirëpo edhe për gjendjet në arsim, e poashtu fituan edhe përkrahje të madhe qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button