MPB- për 400 vende pune, konkurrojnë 5491 persona!

Ka përfunduar afati për aplikim në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e punëve të brendshme për pranim të 400 policëve.

Të dhënat e MPB-së, për numrin e aplikantëve vazhdojnë të flasin për shifra alarmante të personave të pa punë, pasi për vetëm 400 vende pune kanë konkurruar saktë 5491 persona.

‘Kemi më shumë se 13 kandidat për secilin vend pune të paraparë, besojmë se nga këto shifra të mëdha do të mund të bëjmë selektin profesional dhe cdo qytetar duhet të jetë i sigurtë se do të fitojmë polic profesional, kualitativ dhe mirë të përgatitur’ thonë nga MPB.

Sa i përket aspektit gjinor dhe etnik, është rritur numri i aplikantëve femra, ndërsa më së shumti kanë konkurruar maqedonasit.

‘Kanë aplikuar 820 femra të tjerët janë meshkuj. Numri më i madh i kandidatëve janë maqednas edhe atë 3701, shqiptarë 1280, të tjerët janë turq, romë, serb, vllehë, boshnjak dhe të tjerë. Interes më të madh kanë shprehur shkupjanët (gjithsësej 1484 kandidat), pastaj Manastir (870), Kumanovë (701), Tetovë (641), Shtip (580), vijojnë Ohri, Strumica dhe Velesi’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i MPB-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button