Kur gazetaria shfrytëzohet për diskreditim

[Recension: VIDEO: Shuplakë e re për Sashe Politikon]

Teksti është i njëanshëm dhe komentues, etiketon dhe jep vlerësime personale, pa i mbështetur ato me fakte.

Нова шлаканица за Саше Политико_ - http___www.press24.mk_video-nova-sLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Shuplakë e re për Sashe Politikon

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015 – 10:54

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

TRE NË NJË!

“Sashe Politiko, i cili për publikun është i njohur për fjalët e tij fyese dhe jokulturën që e përdor, pati një tentim jo të suksesshëm që t’i provokojë qytetarët.”

Аutori i tekstit gjatë prezantimit të informatës e etiketon gazetarin që e bën anketën. Njëkohësisht, në artikull ofrohen përfundime që nuk janë të mbështetura me fakte, e as nuk dalin nga përgjigjet e të anketuarve.

“Dallimi ndërmjet konstruktivitetit të VMRO-DPMNE-së dhe destruktivitetit të LSDM-së dhe të liderit Zaev është e qartë për të gjithë. Tentimi i liderit opozitar që të krijojë krizë kthehet si bumerang, si dënim i ashpër.”

Duke i anashkaluar një pjesë të përgjigjeve të anketës, në tekst promovohen qëndrime proqeveritare dhe bëhet përgjithësim i qëndrimit të publikut.

Duke e promovuar anketën e rrugës si metodë për të dhëna precize statistikore për mendimin publik, krijon iluzion te lexuesit për qëndrimin dominant të publikut. Anketat e rrugës, që nuk kanë mostër të stratifikuar dhe pyetësorë të vendosur mbi baza shkencore, përdoren, para së gjithash për marrjen e deklaratave të caktuara për temën që përpunohet, mirëpo edhe për matjen e mendimit publik. Prandaj, ato nuk duhet të merren si tregues relativë, por vetëm për nevojat e medies.

Puna e gazetarit është të transmetojë informata objektive dhe të vërteta. Mirëpo, ky tekst nuk ka për qëllim që të informojë në mënyrë korrekte, por ta nënçmojë Sashe Politikon, ta sulmojë opozitën dhe ta lavdërojë pushtetin. Tre në një!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button