Gjykatat: Në grevë nëse nuk ka marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për praktikë gjyqësore

Gjykatat do të futën në grevë nëse deri të premten nuk arrihet marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për praktikë gjyqësore. Sindikatat e të punësuarve në organet e gjyqësorit iu dërguan ultimatum autoriteteve kompetente për ndryshimin e shpejtë të këtij ligji, në të kundërtën paralajmërojnë masa më radikale, njofton Alsat-M.

“Do të vazhdojmë me grevën, për mënyrën dhe formën do të merremi vesh në mënyrë shtesë. Do të shohim nëse do të bëjmë një hap tej dhe nëse do të jemi më të ashpër, do të shohim çfarë do të ndodhë, a ka gatishmëri apo jo, në mënyrë plotësuese do të marrim qëndrim për zhvillimin e grevës”, deklaroi Pece Grujoski – SPOGJ.

Nga Sindikata thonë se do të kërkojnë ndryshime edhe në ligjin për akademinë, sidomos në pjesën e konkursit të brendshëm i cili sipas tyre është i pazbatueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button