Ministri i LSDM-së: Gruevski t’i ndërpret dënimet për administratën publike!

Zëvendës ministri plotësues për shoqëri informative dhe administratë, Aleksandar Kiracovski ka reaguar kundër  dënimeve me të cilat duhet të ballafaqohet administrata.

Ai kërkon që dënimet të mos zbatohen.

“Insistojë që dispozitat nga Ligji për shërbyes administrative për një kohë të caktuar të mos aplikohen. Janë të nevojshme zgjidhje kualitative që do ta motivojnë administratën të punojë, dhe jo dispozita për shtypje dhe keqpërdorime për qëllime politike”, tha Kiracovski.

Që të ndërpritet keqpërdorimi i administratës për qëllime politike nëpërmes kërcënimeve me dënime ose dëbim nga puna, zëvendës ministri plotësues insiston që Qeveria të dorëzojë Ligj deri të Kuvendi i RM-së, që vlerësimi për shërbyesit administrative  dhe reperkusionet nga e njëjta, të mos aplikohen për një kohë.

“Në rast se pushteti i Gruevskit nuk e bënë këtë, Ligj të këtillë do të sjellin deputetët e opozitës. Në ndërkohë, paralajmërojë takime me sindikatat, OJQ-të dhe shërbyesit administrative, që së bashku ta përmirësojmë kornizën ligjore, me qëllim administratë sa më kualitative”, theksoi Kiracovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button