Përhapja e bestytnive është në kundërshtim me etikën gazetareske

[Recension: Hëna e plotë do të paraqitet në Kërshëndella: Nëse doni para, thuajeni këtë fjali!]

Teksti është përplot me bestytni, besime të kota, bestytni të gjysheve, e në të mungojnë faktet, deklaratat dhe të dhënat e konfirmuara. Ajo që është shkruar nuk bën pjesë në asnjë zhanr gazetaresk, nuk ofron risi, e as informatë të verifikuar, e më së paku nga të gjitha ka përmbajtje edukative.

Полна месечина ќе се појави на Божиќ_ _ - http___press24.mk_polna-mesechina-Linku deri te artikulli origjinal: Hëna e plotë do të paraqitet në Kërshëndella: Nëse doni para, thuajeni këtë fjali!

Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015, 13:03

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensuese: Simona Atanasova

BESTYTNI TË GJYSHEVE

Teksti i propozon lexuesit që të bëjë një ritual për të fituar para, që nuk është asgjë tjetër, por thjesht besim i botë dhe nuk ka asnjë vërtetim se kjo funksionon.

Në tekst thuhet edhe se “Ky fenomen për herë të fundit është vërejtur në vitin 1977”, mirëpo nuk ka informata konkrete se kush e ka vërejtur, kush e ka zbatuar dhe a ka qenë efektiv.

Titulli i tekstit është manipulativ dhe i pasaktë, për shkak se është përmendur festa fetare e Kërshëndellave, e cila në Maqedoni festohet më 7 janar, mirëpo më poshtë në tekst thuhet se bëhet fjalë për Kërshëndellat katolike, që festohet më 25 dhjetor.

Tekstet gazetareske duhet, para së gjithash, të informojnë me informata të verifikuara dhe të qarta, e jo të bazohen në bestytni dhe t’i propozojnë lexuesit të bëjë rituale që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Përveç informimit, detyrë e gazetarisë është edhe që të edukojë, e ky tekst nuk ka asnjë vlerë edukative.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button