Jankullovska: U mësuam me protesta, kur dokumentohet krimi i LSDM-së

Institucionet dhe qytetarët u mësuan që të drejtohen ofendime dhe kërcënime çdoherë kur dokumentohen punë të jashtëligjshme për të cilat akuzohen funksionarë apo anëtarë dhe simpatizues të LSDM-së, tha Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska në intervistë për MIA.

“Fatkeqësisht institucionet dhe qytetarët u mësuan të ngritet pluhur, të drejtohen ofendime dhe kërcënime çdoherë kur dokumentohen punë të jashtëligjshme për të cilat akuzohen funksionarë apo anëtarë dhe simpatizues të LSDM-së. Të ishte hera e parë, ndoshta mund tia lenim fajin rastësisë, paditurisë, gabimeve ose vlerësimeve të gabuara të LSDM-së. Pas protestave dhe shprehjen e mllefit në rastet “Pjesët e tankeve”, “Global”, “Marimanga” dhe të tjera ku bëhej fjalë për krim të rëndë, përfshi këtu edhe rastin e fundit, si duket nuk ka vend për opsion të tillë”, tha Jankullovska. 

Jankullovska ka thënë se në aspekt policor, rasti i Shipoviqit është i pastërt si loti. Ministrja thotë se ka kontaktuar edhe ambasadat e huaja në vend, dhe kur u ka shpjeguar rastin, sipas saj, diplomatët kanë mbetur të habitur nga sjellja e LSDM-së./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button