Indonezi, përgatitjet për Krishtlindje, pisha e zbukuruar nga kanaçe pijesh

Në qytetin Tangerang, në afërsi të Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit në kuadër të të cilave në mënyrë të pazakontë është dekoruar një pishë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pisha para kishës Santo është tetë metra e lartë. Por ajo që tërheq vëmendjen janë dekorimet, sepse nuk është dekoruar me drita dhe stoli dekorative por me rreth 10 mijë kanaçe të përdorura pijesh.

Xhakarta është qendra më e madhe ekonomike dhe industriale e vendit, me fabrika të shumta çeliku, alumini, tekstili, fabrika këpucësh dhe të prodhimeve ushqimore. Është një port i madh i Indonezisë me lidhjet drejt pothuajse të gjithë ishujve të arqipelagut indonezian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button