Shilegov: Prokurorja speciale ende nuk i ka kërkuar materialet për “Monstrën”

“Argumentet tona për rastin “Monstra” do t’i dorëzojmë, por ende nga Prokuroria Speciale nuk na kanë kërkuar materialet. Bëhet fjalë për materiale voluminoze. Është për keqardhje që po manipulohet me fatin e atyre njerëzve”, kështu u shpreh Shilegov sot në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur pyetjes se pse nuk i kanë dorëzuar materialet për “Monstrën” ashtu si patën premtuar, raporton Portalb.

Përndryshe, ende asnjë nga tre rastet më të ndjeshme të shqiptarëve, të cilët kanë kontribuuar në humbjen e besimit në drejtësi dhe polici, nuk është gjendur në duart e Prokurorisë Speciale. “Sopoti”, “Monstra” dhe “Lagja e Trimave” e Kumanovës nuk gjenden në mesin e 34 lëndëve, të cilët Prokuroria Speciale një ditë më parë informoi se janë përfshirë në ingerencat e saja. /Portalb

Lexo më shumë: Ende asnjë rast i shqiptarëve në duart e prokurores speciale, Janeva

Lexo më shumë: Janeva prononcohet: Ekipi i saj do të hetojë 34 lëndë

Lexo më shumë: Jashari: Prokurorja, Janeva duhet t’i merr të gjitha rastet për të cilat ka indikacione ­

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button