“Fajtor për ndotjen në Maqedoni është politika”

“Për këto 10 vite të qeverisjes,  VMRO-DPMNE-ja me koalicionin, harxhoi 30 miliardë euro para të qytetarëve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë edhe pse ka pasur mundësi të harxhojë edhe qindra milionë euro të tjera pikërisht për mbrojtjen e ambientit jetësor. Vetëm një promil prej këtyre 30 miliardë eurove, janë 30 milionë euro, ose 3 milionë euro në vjet të shpenzonte në mbrojtjen e ambientit, më saktë, për pastrimin e ajrit. Sot, pamja nuk do të ishte aq e keqe dhe rigoroze me 1350 raste vdekjesh për shkak të ndotjes së ajrit”, tha Mile Andonov, Deputet i LSDM, njofton TV 21.

“Dhatë një të dhënë se 1350 persona paskan vdekur në Republikën e Maqedonisë për shkak të ajrit të ndotur sipas Bankës Botërore. Ju lutem të shpjegoni mbi çfarë baze kjo është dëshmuar. Që ato të vdisnin prej ajrit të ndotur, do të thotë të ishin helmuar dhe vdekja të ishte konstatuar prej ajrit të ndotur”, tha Sonja Tallevska, Deputete e  VMRO-DPMNE.

“Konsolidohuni pak. Mos e grindni ministrin e shëndetësinë Todorovin dhe ministrin e financave Stavrevskin. Kur juve u konvenon e citoni Bankën Botërore, ndërsa këtu kur japim tregues zhgënjyes për shëndetësinë, atëherë nuk vlejnë të dhënat e Bankës Botërore”, shtoi Andonov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button