Hysa i ankohet Ixhet Memetit për të arrestuarit e rastit Kumanova

Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës Ylber Hysa, me të cilin ka biseduar për rëndësinë dhe mbrojtjen të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Dy bashkëbiseduesit veçanërisht i bënë vështrim mbrojtjes së të drejtave të personave, shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët janë pjesë të procesit gjyqësor për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, me ç’rast ambasadori Hysa e theksoi rëndësinë për nevojën e respektimit të të gjitha të drejtave dhe procedurave të personave të cilët gjenden në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Memetit.

Hysa në këtë takim ka shprehur shqetësimin e tij nga ankesat e drejtuara në adresë të tij nga ana e familjarëve të këtyre persona dhe që kanë të bëjnë me trajtimin e keq, veçanërisht gjatë transportimit deri në gjykatë. Avokati i Popullit Memeti e ka informuar ambasadorin se ky rast në Zyrën e Ombudsmanit ndiqet që nga dita e parë e ngjarjes, si dhe se në ndërkohë, pas marrjes së informatave, janë hapur dy procedura të reja.

“Së këtejmi, personat e paraburgosur janë vizituar, është zhvilluar bisedë me ta, është bërë hetim mbi dokumentacionin shëndetësor dhe pas veprimeve të ndërmarra, Avokati i Popullit konsideron se ka elemente të mjaftueshme për dyshime se gjatë transportit ndaj tyre është kryer vepër penale”, thuhet në njoftim.

“Për të dhënat e konstatuara Avokati i Popullit deri te prokurori publik do të paraqesë kallëzim për hapjen e procedurës me qëllim të përcaktimit të përgjegjësi penale për nëpunësit policorë”, thuhet në njoftim.

LEXO MË SHUMË: Në fokus rasti i Kumanovës, avokatët: Të akuzuarit nuk janë terroristë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button