Lamar Odom ka vështirësi me kujtesën

Lamar Odom thuhet se është duke luftuar për të kujtuar emrin e tij.

Ylli 36 vjeçar i basketbollit ishte duke u shëruar në njërin nga spitalet e Los Angelos pasi u gjet pa ndjenja në një bordello në Nevada pas konsumimit të tepërt të alkoolit dhe të drogave të ndryshme, e burime të afërta më të kanë pohuar se shërimi i tij është jashtëzakonisht i ngadalshëm.

Një burim i afërt me Odom ka thënë për Entertainmet Tonight se Lamar ka vështirësi të mëdha për të kujtuar emrat e njerëzve dhe të tij dhe se ai ka shumë humbje të kujtesës, transmeton Klan Kosova.

Lamar është duke u mbështetur nga gruaja e tij Khloe.

Ndërkohë ka pasur lajme të mira për basketbollistin, kur u zbulua se ai është vendsour për të kaluar një strukturë rehabilitimi afër shtëpisë së Khloe-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button