Maqedoni, mediet lihen anash, prioritet KSHZ-ja

Çështja e mediave në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos është në pauzë, derisa po zhvillohen takimet e grupeve punuese për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, raporton Portalb.

Nga zyra e lehtësuesit Vanhojte për Portalb konfirmojnë se për momentin çështja e mediave është në pauzë derisa po vijojnë takimet e grupeve punuese për KSHZ-në. Megjithatë, sot nuk mund të kenë takime grupet punuese, për faktin se sot pritet që të mbahet takimi i liderëve- nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga aty thonë se në takimin e liderëve do të diskutohet edhe çështja e KSHZ-së.

Për shkak refuzimit të organizatave të gazetarëve të jenë pjesë e bisedimeve, këto të fundit para Klubit të deputetëve muajin e kaluar (26 nëntor) mbajtën protestë, por kërkesat që edhe ata të bëhen pjesë e bisedimeve në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos nuk u përfillën./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button