SPGPM: 77% e punonjësve në media kanë frikë për vendin e tyre të punës

Nuk ka gazetari profesionale, derisa mbi kokë keni kërcënimin, frikën që brenda natës mund të ndalohet media në të cilën punoni”, është njëri nga konkludimet e konferencës “Për çështjet e mediave”, e cila u organizua nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Media (SPGPM) është pjesë e projektit “Të drejtat e punonjësve në media” të përkrahur nga Ambasada e Britanisë në Shkup, njofton Portalb.

Pronarët e mediave kanë pronarët e tyre, politikanët, të cilët duan të mbizotërojnë me çdo çmim. Dalja nga kjo situatë është vetëm luftë solidare, sfidim, bashkim- tha Dragan Antaonivski nga SPGPM.

Ambasadori britanik Çarls Garet tha se beteja për gazetarinë profesionale është e gjatë, kurse të drejtat edhe punonjësit e mediave janë pjesë e të drejtave të njeriut, njofton Portalb.

“Bashkimi Evropian disa vite me radhë shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e mediave në Maqedoni. Jemi të shqetësuar për liritë e mediave, të drejtat e punëtorëve, sigurinë e punës. Punëtor më të lumtur do të thotë sukses më të madh në media”, konsideron Garet.

Hulumtimet e SPGPM-së tregon se vetëm 1% e  punonjësve të mediave në vend janë të sigurt për vendin e tyre të punës, kurse 77% janë shprehur se kanë frikë nga për marrëdhëniet e tyre të punës në median ku punojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button