Lypësi mashtrues nga Tirana kërkon lëmoshë në Ferizaj (VIDEO)

Kërkon lëmoshë në qendër të Ferizajt. Nuk është zullumqar e në qytet nuk e njohin për problematik.Por, nuk i don kamerat.

Madje, kur ekipi i Klan Kosovës insistoi për intervistë, ai kërcënoi.

Megjithatë, dikur u pajtua të flas. Tha se e quajnë Skender Hasani dhe vjen nga Tirana.

Thotë se kërkon lëmosh për bukën e gojës, transmeton Klan Kosova.

Qytetarëve u dhimbset dhe i japin para. Mirëpo, disa ferizajas e kanë kuptuar se ai nuk ka problem me këmbën siç shtiret.

Atë dikush e kishte xhiruar para 6 muajsh duke ecur pa u mbështetur në patericë.

Ky ferizajas tregon se kur ka biseduar me të ka marrë vesh edhe një detaj interesant.

Hasani nuk i ka në qejf kur dikush insiston të flas me të. Bile shfrytëzon taksin për tu larguar nga ata që ai i konsideron se po e bezdisin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button