Qyteti i Shkupit i shmanget përgjegjësisë, Trajanovski: Për rastin e universitetit vepruam sipas ligjit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski iu shmang përgjegjësisë lidhur me prerjen e drunjve në hapësirat gjelbëruese të Universitetit “Kirili dhe Metodi”. Sipas tij, për këtë vendosin komunat, dhe në rast se ka ndonjë projekt me interes më të madh, vendos Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, njofton TV21.

Trajanovski tha se lidhur me këtë rast ka vepruar në përputhje me detyrimet ligjore. “Dihen rregullat ligjore në këtë pjesë, se cilët janë detyrimet e komunës. Planet e detajuara urbane i sjellin komunat në Qytetin e Shkupit dhe investitorët,  që kanë në dispozicion ato hapësira, bëjnë projekte dhe marrin leje ndërtimi nga komuna, dhe nëse është në interes më të madh nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Detyrimi i Qytetit të Shkupit është që nëse ndonjë nga investitorët bën kërkesë me leje ndërtimi deri te Qyteti i Shkupit, ne e kemi për obligim të ja mundësojmë dhe lejojmë që të hiqen drunjtë të cilat janë në atë truall ndërtimi që të mund të ndërtohet në atë truall objekti’’, tha kryetari i Shkupit.

Sipas Trajanovskit, nëse kjo do të refuzohej apo nuk do të jepej pëlqimi, atëherë Qyteti i Shkupit do të përballej me pasoja financiare, për shkak se në këtë rast do të ishte shkaktar për ngecjet rreth ndërtimit të objektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button