Jemen, vritet komandanti i forcave speciale të Arabisë Saudite

Pjesëtarët e lëvizjes rrebele shiite Husitë në qytetin bregdetar jugperëndimor të Jemenit, Dhubabu, vranë komandantin e njësive speciale të forcave të armatosura të Arabisë Saudite, Abdullah es Sehyana, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i paemëruar i qeverisë së Jemenit për AA tha se militantët e lëvizjes Husitë kanë kryer një sulm me raketë në bazën në Dhubabu ku ka forca speciale saudite të angazhuara në operacionet në Jemen.

Në sulm u vranë të paktën katër ushtarë të Arabisë Saudite, përfshirë edhe komandantin es Sehyan. Institucionet zyrtare të Arabisë Saudite deri më tani nuk e kanë komentuar rastin.

Jemeni është skenë e krizës politike dhe të sigurisë në muajt e fundit. Situata në këtë vend u përshkallëzua në shtator të vitit të kaluar, kur kryengritësit shiitë morën kryeqytetin Sana.

Në mars të këtij viti, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi sulmet ajrore ndaj pozicioneve të lëvizjes rrebele Husitë dhe militantëve besnikë të ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh. Përleshjet në Jemen vazhdojnë edhe përgjatë zonës kufitare ndërmjet Jemenit dhe Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button