3 vite në rrugë, bën gjumë në ulëse në Qendrën e Shkupit

Severxhan Sejfullah, është një qytetar i pastrehë, i cili vështirë po i përballon këto ditë të ftohtit.

Streha e tij e përditshme është një ulëse në qiell të hapur, vetëm disa metra larg sheshit të kryeqytetit. Adresa e tij është pikërisht ajo ulëse, ndërsa ai si një nga rastet e shumta përmes lëmoshës siguron mbijetesën.

Me lotë në sy ai flet para kamerës së televizionit 21 shpreht: “Situata ime është shumë e rëndë. Tre vite flejë në këtë ulëse. Jam baba i pesë fëmijëve. Shtatëmbëdhjetë vite jam në rrugë. Nëse mundet dikush të më ndihmojë. Një herë në javë shkoj në Kryqin e Kuq. Të premten lahem. Aty na japin edhe rroba. Tjetër asgjë. Japin edhe ndonjë pashtetë, qaj ose kafe”.

Fëmijët e tij nuk shkojnë në shkollë, pasi që nuk mund t’ju sigurojë kushtet elementare për të vijuar orët mësimore. “Nuk kam asnjë financim që të mund t’i shkolloj. Prej pesë deri dymbëdhjetë vjet i kam fëmijët”, shprehet ai.

Fëmijët e Severxhanit nuk janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe se ata përkohësisht janë strehuar tek disa kushërinj në Manastir. “Gruaja ime u kthye përkohësisht në Manastir te disa kushërinj që po i mbajnë përkohësisht. Por pastaj nuk e di…”, u shpreh ai.

Përmendoret në qytetin e Shkupit janë dëshmitarët e vetëm për mjerimin që përjeton Severxhani tre vite me radhë në ulësen. Përderisa behën përgatitjet e festave të fund vitit, dikush rri në rrugë pa kulm mbi kokë.

Sikur rasti i Severxhanit janë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Deri tani nuk ka shifër zyrtare, përveç asaj të publikuar dy vite më parë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku ishin regjistruar 106 qytetarë pa strehë.  Dëshira e tyre është që të kenë kulm mbi kokë dhe të strehohen sidomos gjatë stinës së dimrit. Edhe Severxhan Sejfullah nuk humbet këtë shpresë të vetme dhe ai pret që dikush t`i vjen në ndihmë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button