Kryen 500 aborte të detyrueshme, arrestohet ish-guerili kolumbian

Në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet kolumbiane, thuhet se Hektor Albeidis Arboleta Buitrago është arrestuar mbrëmë në Madrid, bazuar në informacionet e autoriteteve kolumbiane se i dyshuari mund të fshihet në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Autoritet kolumbiane kishin lëshuar urdhër arrest për Arboled Buitragon, për gjoja kryerjen e aborteve në periudhën 1988-2000 kundër anëtarëve të lëvizjes guerile.

Raportohet se ato femra që kanë refuzuar abortin, janë kërcënuar haptazi me pushkatim. Ndërsa sipas policisë mbi 50 aborte të detyrueshme janë kryer mbi vajzat e mitura.

Zëdhënësi i autoriteteve kolumbiane Luis Gonzalez Leon, ka bërë të ditur se gjatë procesit të abortit disa gra kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button